zoom

Aktualitet

U plagos me thikë/ 15-vjeçari në Durrës vijon betejën për jetën në spital

U plagos me thikë/ 15-vjeçari në Durrës vijon betejën për jetën në spital

15-vjeçari i plagosur dy ditë më parë në Durrës është ende në luftë për jetën.

I mituri u godit katër herë me thikë, pas një konflikti që kishte nisur në rrjetet sociale me një 14-vjeçar.

Pas ngjarjes, ai u dërgua menjëherë në spital në gjendje kritike.

Ai mbërriti me një plagë të rëndë pranë zonës së zemrës dhe iu nënshtrua urgjentisht një operacioni.

Sipas mjekut kirurg Fitim Shini, adoleshenti është aktualisht në repartin e reanimacionit, i intubuar, dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.

Mjekët po monitorojnë nga afër situatën dhe orët në vijim janë shumë të rëndësishme për stabilizimin e tij.

Autori i ngjarjes, një 14-vjeçar, u plagos disa orë pas ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura