Aplikacion
Një 15-vjeçar ka përfunduar me plagë të rënda në spital, pasi u godit me thikë nga një 14-vjeçar në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 25 nëntor, në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”.
Sipas Policisë, dy të miturit janë konfliktuar për motive të dobëta, ndërsa gjatë debatit 14-vjeçari me iniciale M. K. dyshohet se ka përdorur një mjet prerës, duke plagosur rëndë 15-vjeçarin me iniciale E. B.
Ky i fundit ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit nën kujdes mjekësor.
14-vjeçari u arrestua dhe akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.