Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qerret të Katundit të Ri në Durrës.
Pas një konflikti për motive të dobëta, një 41-vjeçar, Haxhi Shehu, është plagosur dy herë me thikë dhe është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shpallur në kërkim Egzon Sinanin, i dyshuar si autor i sulmit. Shërbimet e policisë po punojnë intensivisht për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

