Aplikacion
Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Sarandë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 04:00 të mëngjesit, 51-vjeçari Albert Çobani është paraqitur i plagosur në urgjencën e spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Burime bëjnë me dije se ai ka pësuar një plagë të rëndë në mushkërinë e majtë, e shkaktuar nga goditja me mjet prerës. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, mjekët kanë vendosur transportimin e tij me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe autorësia e plagosjes.