Aplikacion
Një 19-vjeçar u arrestuar nga policia në Lushnje, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një të ri gjatë një konflikti.
Sipas informacioneve paraprake, 26-vjeçari Erbion Çerraga është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pas plagëve të marra. Pas njoftimit të stafit mjekësor, policia nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.
Nga veprimet hetimore rezultoi se i dyshuari është Denis Hoxha, 19 vjeç, banues në fshatin Stan Karbunarë. Ai u lokalizua dhe u vu në pranga vetëm pak orë pas incidentit.
Hetuesit dyshojnë se plagosja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, gjatë të cilit 19-vjeçari goditi me mjet prerës 26-vjeçarin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, policia zbuloi dhe sekuestroi një 48.160 euro dhe 7.200 dollarë amerikanë, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara./ Zoom.al