Aplikacion
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndodhur mesditën e 21 shkurtit në Kavajë, ku një 47-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Viktima, Alket Isufi, kishte parkuar automjetin para banesës së shtetasit Land Puja. Ky i fundit ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar të largojë mjetin, çka ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre.
Gjatë debatit, dyshohet se viktima i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit. Në vijim të përplasjes, Land Puja ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe e ka goditur Alket Isufin dy herë në pjesën e zemrës.
47-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Autori i dyshuar është shpallur në kërkim, ndërsa forcat e policisë vijojnë operacionin për kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.