zoom

Aktualitet

Vrasje në Kavajë, humb jetën 47-vjeçari

Vrasje në Kavajë, humb jetën 47-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune, 21 shkurt, në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3 të qytetit. Dyshohet se shtetasi R.P., 47 vjeç, banues në Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.I., po 47 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje për kapjen e tij./ Zoom.al

Postime të lidhura