zoom

Aktualitet

Vrasja për parkimin në Kavajë, arrestohet autori (EMRI)

Vrasja për parkimin në Kavajë, arrestohet autori (EMRI)

Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së ndodhur mesditën e të shtunës në lagjen nr. 3 të Kavajë, ku një konflikt për parkimin e një automjeti përfundoi me humbje jete.

Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, i arrestuari është shtetasi Landi Puja, 48 vjeç. Ai dyshohet se rreth orës 14:22 është përfshirë në një konflikt verbal me Skerdilajd Isufin, gjithashtu 48 vjeç, konflikt që më pas ka degraduar në dhunë fizike.

Gjatë përplasjes, Puja dyshohet se e ka goditur disa herë me mjet prerës viktimën, duke i shkaktuar plagë të rënda. Për pasojë, 48-vjeçari Isufi ka ndërruar jetë pak kohë më vonë, pavarësisht ndihmës së dhënë.

Policia bën me dije se arma e dyshuar e krimit, një thikë, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, i dyshuari ndodhet në ambientet e paraburgimit./ Zoom.al

Postime të lidhura