zoom

Aktualitet

Plagoset me thikë i riu në Tiranë

Plagoset me thikë i riu në Tiranë

Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë këtë të diel në Tiranë, pas një konflikti me një bashkëmoshatar të tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mine Peza”, ku dy të rinjtë janë përfshirë në një përplasje që përfundoi me përdorimin e një mjeti prerës.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia, shtetasi me inicialet S.V. dyshohet se ka goditur me thikë 26-vjeçarin A.C. Pas plagosjes, i riu është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë duke arrestuar autorin. Ndërkohë, ndaj të plagosurit është zbatuar edhe një vendim i mëparshëm i gjykatës, e cila e kishte dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.

Shkaqet që çuan në konfliktin mes dy të rinjve ende nuk janë bërë ende të qarta./ Zoom.al

Postime të lidhura