zoom

Lajme

U eliminua nga BBVK, Benita akuza produksionit se i premtuan finalen Hygerta Sakos: Faktet i kemi

U eliminua nga BBVK, Benita akuza produksionit se i premtuan finalen Hygerta Sakos: Faktet i kemi

Eliminimi i Benita Zena nga “Big Brother VIP Kosova 4” ka sjellë reagimin e saj të parë publik, menjëherë pas shpalljes së finalistëve. Ajo u largua nga gara në një përballje me Hygerta Sako, duke mbetur jashtë finales së madhe.

Përmes një postimi në InstaStory, Benita u shpreh se po përjeton një moment të vështirë emocional, ndërsa falënderoi ndjekësit për mbështetjen:

“Momentalisht jam në gjendje të rëndë emocionale, nuk mundesha të mos ju falenderoja secilin për mbështetjen në këtë rrugëtim dhe tani në këto momente. Zoti ju ruajtë. Me dashuri, Benita,”

Në një tjetër reagim, ajo hodhi akuza të tërthorta ndaj produksionit të spektaklit, duke vënë në pikëpyetje procesin e votimit dhe duke lënë të kuptohet se rezultati nuk ka qenë i drejtë sipas saj.

“Faleminderit @bigbrothervipkosova [që] mbani premtimet, po votat dhe faktet i kemi! Pa dyshim që është çmenduri!”

Pas deklaratave të saj, në rrjetet sociale pati reagime të shumta nga ndjekësit, një pjesë e të cilëve e konsideruan eliminimin si të padrejtë dhe shprehën bindjen se ajo meritonte të ishte në finale.

Postime të lidhura