Aplikacion
Një ndër çiftet që është komentuar gjerë e gjatë, si në “Përputhen” po ashtu dhe në Big Brother Vip Albania, ka qenë padyshim Ina dhe Keijsi.
Disa besonin te dashuria e tyre, e disa të tjerë qëndruan skeptikë, mirëpo të dy “të zotët e punës” preferuan që t’i tregonin të gjithëve që ndjenjat e tyre janë të vërteta.
Mirëpo së fundmi, Ina është përballur me një të papritur. Ka qenë stafi i “Fun Club” ata të cilët kishin “gatuar” një kamer të fshehtë për ish-banoren e Big Brother Vip.
Video e marrë nga “Fun Club”:
Krejt papritur asaj iu shfaq një video në emision, ku shihej partneri i saj teksa pranonte që ndjenjat për Inën nuk ishin të vërteta dhe se gjithçka ka qenë në “kuadër të lojës” dhe me qëllim fitimin e reklamave.