zoom

Lajme

E gjitha një lojë? Françeska Murati “demaskon” Stelinën: E dinte për videon e Keijsit dhe Inës

E gjitha një lojë? Françeska Murati “demaskon” Stelinën: E dinte për videon e Keijsit dhe Inës

Një ish-banore e BBVA ka “demaskuar” një banore të edicionit të ri të këtij spektaklit, duke e akuzuar se po luan me publikun.

Opinionistja e “Fan Club”, Françeska Murati, ka vendosur të nxjerrë zbuluar lojën e Stelinës, e cila gjatë spektaklit pa një video të Keijsit duke u puthur me Inën dhe theksoi se “nuk e kishte parë me sytë e saj” atë moment.

Përmes një postimi në Instastory, Françeska ka publikuar biseda private që datojnë para hyrjes së Stelinës në shtëpi.

Në mesazhet e shkëmbyera më 29 dhjetor, Françeska i ka dërguar pikërisht atë video Stelinës duke i shkruar: “Se di nëse e ke parë këtë video po doja të thoja që je super goc dhe meriton të gjesh më mirë”.

Përgjigja e Stelinës ka qenë e qartë dhe konfirmuese: “E kam parë. Faleminderit”.

Françeska e ka shoqëruar këtë “demaskim” me një shkrim thumbues, duke nënkuptuar se Stelina po aktron brenda shtëpisë: “Loja të bëjnë me njëri tjetrin, po jo me ne”./ Zoom.al

Postime të lidhura