zoom

Lajme

Akuzat e Benitës se i dhanë finalen Hygerta Sakos, Olsa Muhameti reagon me mesazh indirekt

Akuzat e Benitës se i dhanë finalen Hygerta Sakos, Olsa Muhameti reagon me mesazh indirekt

Eliminimi në gjysmëfinale i “Big Brother VIP Kosova 4” ka ndezur debat në rrjete sociale, pasi ish-banorja Benita ka akuzuar produksionin për manipulim të votave të publikut, duke pretenduar se në finale duhej të kishte shkuar ajo dhe jo Hygerta Sako.

Një ditë pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, Benita reagoi në profilin e saj në rrjete sociale duke shkruar: “Faleminderit @bigbrothervipkosova që mbani premtimet, po votat dhe faktet i kemi! Pa dyshim që është çmenduri!”

Nga ana tjetër, producentja e spektaklit, Olsa Muhameti, nuk ka zgjedhur t’i kundërpërgjigjet drejtpërdrejt akuzave. Ajo ka ripostuar një “Instastory” të ish-banores tjetër, Dolce, e cila falënderonte produksionin dhe Olsën “për përvojën unike që do ta mbajë gjithmonë me krenari”, si dhe publikun për mbështetjen.

Në ripostimin e saj, Olsa ka shkruar: “Dolce, faleminderit për mirënjohjen. Lum kush e ka këtë vlerë.”

Ky reagim është parë nga ndjekësit si një përgjigje e tërthortë ndaj deklaratave të Benitës, ndërsa deri më tani nuk ka një qëndrim zyrtar nga produksioni lidhur me pretendimet për manipulim votash.

Postime të lidhura