Aplikacion
Moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, është përfshirë në një incident fizik, pamjet e të cilit po qarkullojnë me shpejtësi në media dhe rrjetet sociale.
Videoja, e siguruar nga kamerat e një biznesi dhe e publikuar nga Indeksonline, tregon momentin kur Hamiti po lëviz në një ambient të jashtëm dhe papritur përballet me një person që e sulmon.
Në sfond dëgjohet moderatori teksa reagon ndaj agresorit me fjalët: “A je normal ti ej?”.
Deri më tani, nuk ka detaje të qarta mbi rrethanat e ngjarjes, identitetin e personit të përfshirë apo motivet e sulmit.
Policia pritet të hedhë dritë mbi incidentin, ndërsa Alaudin Hamiti nuk ka bërë ende një reagim publik lidhur me gjendjen e tij pas ngjarjes.