Aplikacion
Është ndaluar nga policia autori i dyshuar i kërcënimit të moderatorit Alaudin Hamiti.
Në pranga ka rënë shtetasinme inicialet L.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kanosjes”.
Sipas njoftimit zyrtar, ai mësohet se ka kanosur gazetarin Alaudin Hamiti, për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.
“Prokurori i shtetit ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme për të siguruar prezencën e të dyshuarit në procedurën penale dhe, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e një mase ndaj tij,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Prishtinës.
Prokuroria thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e gazetarëve dhe respektimin e lirisë së shprehjes. “Prokuroria Themelore në Prishtinë garanton sigurinë e plotë për gazetarët dhe angazhohet në mbrojtjen e tyre,” shtohet më tej.
Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka qenë objekt i një sulmi fizik më 20 shkurt në Prishtinë. Pamjet e publikuara tregojnë momentin e sulmit, ndërsa rrethanat dhe motivi i ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura. Autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar identitetin dhe shkakun e sulmit.