Aplikacion
Salianji akuzoi trupën gjykuese se vendosi e urdhëruar politikisht.
“Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimarrje politike. Dënim politik. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike”, tha Salianji.
Më tej vijoi:
“Do të marrim të gjitha masat për shkallët e mëtejshme. Do të jem në dispozicion e do ta bëj me qejf e kur të duan këta. E gjitha kjo bëhet para zgjedhjeve. Jam në dispozicion për bandat. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu,”- u shpreh ai.
Deputeti i PD-së akuzohet për kallëzim të rremë./ Zoom.al