Aplikacion
Mbrojtja e të pandehurve ka kërkuar që trupa gjykuese të marrë në pyetje edhe kryeministrin Edi Rama, Taulant Ballën, Fatmir Xhafaj dhe Përparim Kullurin.
Ndërsa deputeti i PD, Ervin Salianji
nxori përgjimet e Fredi Alizotit, që u akuzua si aktrues i zërit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në audio-përgjimin “Babalja”, me drejtorin e Policisë.
Salianji mohoi që të ketë njohje me Fred Alizotin, duke shtuar se diçka të tillë e provojnë edhe tabulatet telefonike.
Dëshmia e Ervin Salianjit:
Salianji: Si mund të bëj unë kallëzim të rremë me dy persona që nuk i njoh Albert Veliu asnjëherë dhe Fred Alizotin asnjëherë. Veliun e kam njohur në momentin që ka ardhur me gazetarët. Si e kam organizuar unë një kallëzim të rremë kur këta të dy e kanë thënë e kemi bërë vetë nëse kjo nuk qenka e vërtetë, këtu hymë tek logjika e viktimës që nuk qenka e vertëtë, si e kam organizuar unë këtë?!
Të parin s’e njoh, të dytin s’e njoh, këta s’i njohin as gazetarët, vijmë tek tjetra, Fred Alizoti nuk ka asnjë komunikim me mua 0, por ka ja tabulatet i keni këtu, komunikim me kreun e grupit të PS, komunikim me drejtorin e Policisë së Shtetit, me drejtorin e policisë së Fierit, zv drejtorin e policisë së Fierit, komunikimet që mund t’i vendos me audio, ku Fred Alizoti urdhëron drejtorin e policisë së Fierit dhe i thotë më sill paratë këtu se i thashë shefit, aaa e kuptove i thotë në 2 të natës.
Të nesërmen në 9 të mëngjesit, më shumë se 200 përgjime zyrtare të prokurorisë që nuk janë dosjet, por i kemi nxjerrë audio, ku Alfred Alizoti një personazh i panjohur për ne, për mua 0 dhe mbi dëshminë e të cilit është ndërtuar e gjithë, urdhëron drejtorët e policisë së qarqeve.
Vinte nga Fieri dhe i jepte para këtij, për çfarë i jep para këtij. Për çfarë i jep para kur ky që kam akuzuar unë ka vëllanë ministër dhe ndërkohë prokuror i çështjes Gentian Osmani fliste për të, e kanë çuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe sot nuk është më prokuror.
Dhe të gjithë këta nëse hyjmë nga ana proceduriale, të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që i kanë shantazhuar këta që të kalonin vetingun dhe që janë përfshirë që i kemi ndjekur në karrierën e tyre si kanë qenë, janë të gjithë të shkarkuar, Gent Osmani u shkarkua.
Meteorologët: Nesër do të ketë rrebeshe dhe vetëtima, ja sa do të regjistrojë termometri