Aplikacion
I shumëkërkuari i drejtësisë, Durim Bami pritet të ekstradohet gjatë ditës së sotme nga Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, drejt Shqipërisë.
47-vjeçari, banues në Nikël të Krujës, është në kërkim me vendim të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila më 15 maj 2024 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ai akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.
Pas mbërritjes në Shqipëri, pritet të ketë një njoftim të plotë mbi hapat e mëtejshëm procedurialë.