zoom

Aktualitet

U aksidentua me makinë në Fier/ Humb jetën në spital 15-vjeçari

U aksidentua me makinë në Fier/ Humb jetën në spital 15-vjeçari

Një 15-vjeçar humbi jetën në spital tre ditë pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier.

Të premten, automjeti, ku ndodhej 15-vjeçari dhe 3 persona të tjerë, humbi kontrollin, u përmbys dhe mbeti i bllokuar pranë rrugës.

Nga makina nisi të dilte tym, duke krijuar rrezik për shpërthim.

Efektivi 26-vjeçar Klajdi Mustaj ndërhyri duke nxjerrë personat e plagosur nga automjeti i aksidentuar.

Megjithatë, 15-vjeçari që u plagos në aksident ndërroi jetë në Spitalin e Traumës./ Zoom.al

Postime të lidhura