zoom

Aktualitet

Aksident në Fier/ Polici hero nxjerr pasagjerët nga makina mes flakëve

Aksident në Fier/ Polici hero nxjerr pasagjerët nga makina mes flakëve

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi E. S., 44 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili më pas ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerë të tjerë. Sipas raportimeve të qytetarëve pranë vendit të ngjarjes, një efektiv policie që ndodhej rastësisht pranë aksidentit ka bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga automjeti pa pritur ndihmë.
Gjesti heroik i efektivit shpëtoi pasagjerët përpara se makina të shkrumbohej nga flakët.

Të katërt ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, sipas burimeve zyrtare, të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. Zoom.al/

Postime të lidhura