zoom

Aktualitet

Aksident në aksin Mamurras-Thumanë, dy të rinj në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Mamurras-Thumanë, dy të rinj në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të hënë në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë, ku janë përfshirë dy automjete, një prej tyre i drejtuar nga një shtetas ukrainas.

Nga përplasja e fortë, dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mjekët raportojnë se gjendja e tyre është kritike.

Po ashtu, një grua, pasagjere në mjetin që drejtohej nga ukrainasi, ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura