Aplikacion
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca iu ka ndaluar hyrjen në parlament deputetëve të listës serbe.
Kjo për shkak se deputetët e partisë serbe paraqiten në kuvend vetëm një herë në 6 muaj me qëllim ruajtjen e mandatit të deputetit dhe përfitimin e pagës.
Ligjvënësit serbë gjithashtu nuk janë distancuar nga veprimet terroriste në komunat me shumicë serbe në veri.
“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vijnë e provokojnë në këtë mënyrë. E patolerueshme në Kuvend kjo sjellje një herë në gjashtë muaj të vijnë me keqpërdor para të taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet që keni. Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel Millan Radoiçiç. E keni guxim të vini në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërpritet kjo seancë e kërkoj që ta lironi këtë sallë”, tha Glauk Konjufca, kryetari i Kuvensit të Kosovës.
Pas kësaj, Konjufca ndërpreu seancën plenare të kësaj të enjte.
Deputetët e Listës Serbe të cilët gëzojnë mbështetjen e Beogradit, janë tërhequr nga pjesmarrja në seancat plenare që nga viti 2022 në të njëjtën kohë kur u tërhoqën nga insitucionet në veri të gjithë punonjësit serbë.