Aplikacion
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën se miliarderi George Soros dhe djali i tij duhet të përballen me akuza sipas ligjit RICO (Racketeer Influenced and Corrupt Organizations Act).
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump akuzoi Soros dhe djalin e tij për mbështetje të protestave të dhunshme dhe veprime që, sipas tij, kanë shkaktuar dëm të madh në Shtetet e Bashkuara.
Ai gjithashtu përmendi lidhjet e Soros me persona në Bregun Perëndimor dhe paralajmëroi se po ndiqen aktivitetet e tyre, sipas Reuters.
Ligji RICO është një ligj federal i SHBA-ve, miratuar më 1970, që synon të luftojë organizatat kriminale të strukturuara. Ai përdoret për të goditur jo vetëm individët që kryejnë krime, por edhe grupet ose organizatat që i lejojnë ose përfitojnë nga aktivitetet kriminale./ Zoom.al