Aplikacion
Alex Soros, djali i miliarderit George Soros dhe kryetar i bordit të Fondacionit Shoqëria e Hapur (Open Society Foundation) është parë sot në vilën qeveritare në Dhërmi në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama.
Takimi i tyre po zhvillohet larg vëmendjes publike dhe pa asnjë njoftim zyrtar, por burimet të sigurta të Zoom.al brenda strukturave të administratës thonë se vizita ka natyrë private dhe se shpenzimet për akomodimin dhe shërbimet mbulohen nga fondet shtetërore të dedikuara për rezidencat qeveritare.
Nuk është ende e qartë se kur ka ardhur Soros në vilën qeveritare të Dhërmiut, nëse po kalon pushimet aty apo se kur do të ikë.
Vizita vjen vetëm disa javë pasi Edi Rama mori pjesë në dasmën e Alex Soros me Huma Abedin, në Hamptons të SHBA, ku mbajti edhe një fjalim për çiftin, krahas figurave të tilla si Bill Clinton dhe personalitete të tjerë të krahut liberal globalist.
Kjo prani publike me familjen Soros, vetëm pak kohë pasi Rama kishte fshirë fotot me Alex në rrjetet sociale, po shihet si një pozicionim i hapur kundër presidentit amerikan Donald Trump, që familjen Soros i ka ndër kundërshtarët më të mëdhenj financiarë dhe ideologjikë.
Në këtë kontekst, ftesa e Alex Soros në vilën qeveritare në Dhërmi, në pushime të paguara nga shteti shqiptar, mund të lexohet si një karshillëk simbolik i Ramës ndaj spektrit konservator amerikan dhe europian i kamufluar me petkun e miqësisë së gjatë private Rama – Soros.
Por duke lënë pas politikën globale, në Shqipëri opinioni publik ka të drejtën të dijë se përse duhet që qytetarët shqiptarë të paguajnë me taksat e tyre për qëndrimet luksoze të miqve të kryeministrit, që nuk kanë asnjë status zyrtar në raport me Republikën e Shqipërisë?
Vilat qeveritare, të cilat janë ndërtuar dhe mirëmbahen me fondet publike për qëllime shtetërore e protokollare, janë kthyer ndër vite në resorte private për klientët politikë dhe personalë të kreut të qeverisë. Verën e kaluar aty u pa edhe ish -kryeministri britanin Tony Blair. Rasti i fundit me Alex Soros e forcon idenë e konsoliduar tashmë që shteti po përdoret si zgjatim i rrethit personal të Ramës.
Nga Kryeministria, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare apo Ministria e Jashtme nuk ka ende asnjë sqarim për pranimë e Alex Soros në vilën qeveritare të Dhërmiut, statusin me të cilin ndodhet në Shqipëri apo për ndonjë agjendë institucionale të deklaruar./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari