zoom

Kosova

Tragjike në Kosovë! Gjendet i pajetë në banesë polici. Mediat: Ishte babai i këngëtares së njohur

Tragjike në Kosovë! Gjendet i pajetë në banesë polici. Mediat: Ishte babai i këngëtares së njohur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:45 në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë, ku një polic 47-vjeçar është gjetur i pajetë.

Viktima është identifikuar si Alban Tolaj.

Policia dhe ekipet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje, por autoritetet po kryejnë hetime për të zbardhur të plotë ngjarjen.

“Përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike”, thuhet në njoftimin e zyrës së policisë.

Hetimet po vijojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Sipas mediave në Kosovë, Alban Tolaj është babai i prezantueses dhe këngëtares së njohur atje, Elsa Tolaj./ Zoom.al