Aplikacion
Janë 12 persona të konfirmuar të vdekur, pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë. 6 të mitur dhe një grua shtatëzënë janë mes viktimave.
2 persona janë të zhdukur por nuk është ende i qartë numri në total i personave që ndodheshin në varkën e mbytur. Ndërhyrja e autoriteteve franceze pas sinjalit për ndihmë mundi të shpëtonte 52 emigrantë që ndodheshin në të njëjtin mjet lundurues.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi shtetësinë apo origjinën e emigrantëve. Kanali i La Manshit është rrugë që është përdorur masivisht edhe nga shqiptarët gjatë viteve të fundit, për të mbërritur në “ishullin e ëndrave”.
Tentoi të vriste Trump, 58-vjeçari është pronar i një kompanie ndërtimi dhe kritik i ish-presidentit