zoom

Bota

Tragjedi në Kinë, zjarri në pallatin gjigant vret 15 persona dhe plagos 44 të tjerë (VIDEO)

Tragjedi në Kinë, zjarri në pallatin gjigant vret 15 persona dhe plagos 44 të tjerë (VIDEO)

Të paktën 15 persona humbën jetën dhe 44 të tjerë u plagosën nga zjarri që shpërtheu të premten në një kompleks banimi në qytetin lindor të Kinës Nanjing.

ka nisur në orën 04:39 të mëngjesit të së premtes (me orën lokale) dhe për shuarjen e tij janë mobilizuar forca të shumta të zjarrfikësve me 25 automjete.

Në imazhet që shihen në rrjetet sociale kineze, shfaqet një ndërtesë shumëkatëshe e përfshirë nga flakët dhe tymi i dendur që ngrihet në qiell.

Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar, por autoritetet vlerësojnë se ka nisur në një vend ku ka pasur dyrrota elektrike.

Në një konferencë për shtyp, kryetari i bashkisë së metropolit kinez, Chen Zhichang, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Muajin e kaluar, 39 persona humbën jetën nga zjarri në një dyqan në provincën Jiangxi të Kinës qendrore. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura