Aplikacion
Një 19-vjeçare e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane është arrestuar në Tiranë.
Në pranga ra 19-vjeçarja me shtetësi gjermane Maryam Assaf, e cila ishte dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Vendimi ndaj saj është dhënë në qershor të vitit 2025 nga Gjykata e Hanoverit.
Arrestimi i saj provizor u krye me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, ndërsa procedurat për dorëzimin e saj tek autoritetet gjermane janë në vijim.
(VIDEO) Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e Taulant Ballës