zoom

Bota

Tmerr në Gjermani, zjarri në azil vret 4 të moshuar, 21 të plagosur

Tmerr në Gjermani, zjarri në azil vret 4 të moshuar, 21 të plagosur

Katër persona humbën jetën dhe të paktën 21 të tjerë u plagosën pas një zjarri që ra në një shtëpi të të moshuarve në Bedburg-Hau në shtetin perëndimor të Gjermanisë, North Rhine-Uestphalia herët të hënën, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Një zjarrfikës dhe një oficer policie gjithashtu u plagosën dhe u dërguan në spital.

Përveç atyre që u konfirmua se ishin të lënduar, 46 banorë të tjerë janë evakuuar dhe po kontrollohen për lëndime të mundshme.

Zjarri, i cili shpërtheu gjatë natës, është shuar, por zjarrfikësit janë ende duke punuar në vendngjarje, thuhet në njoftim. Shkaku i zjarrit po hetohet. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura