Aplikacion
Atmosfera rreth ndeshjes miqësore Shqipëri–Luksemburg në stadiumin “Air Albania” është shoqëruar me një zhvillim të pazakontë, pasi një pjesë e tifozëve të organizuar si “Tifozët Kuqezi” kanë vendosur të mos hyjnë në stadium.
Sipas raportimeve, ata kanë bojkotuar sfidën sportive dhe janë bashkuar me protestën e shtatë qytetare që po zhvillohet paralelisht para Kryeministrisë në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndeshja, e cila nis në orën 20:00, konsiderohet testi i dytë miqësor për Kombëtaren shqiptare nën drejtimin e trajnerit Maran, pas sfidës së mëparshme ndaj Izraelit. Megjithatë, vëmendja e një pjese të opinionit publik është zhvendosur nga fusha e lojës te protestat që po zhvillohen në kryeqytet./ Zoom.al