zoom

Slider

Teuta zyrtarizon zëvendësuesin e italianit Longo, rikthen në stol trajnerin që fitoi gjithçka

Teuta ka prezantuar sot trajnerin e ri të skuadrës. Nuk ka kaluar shumë kohë nga shkarkimi i Diego Longos dhe tifozët durrsakë njihen me emrin e kreut të ri të pankinës.

Në stolin e Teutës do të ulet një emër i njohur për skuadrën bregdetare. Bëhet fjalë për Edi Martinin, i cili në vitet e fundit ka qenë shpesh trajner i klubit Teuta duke fituar gjithçka me ta.

“Mirësevjen Edi Martini. Sot në ambientin e stadiumit “Niko Dovana”, KF Teuta ka arritur marrëveshje me trajnerin Edi Martini. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin e Teutës. /zoom.al/