zoom

Aktualitet

Tërmet Peçi del nga SPAK pas dy orësh, shmang gazetarët

Tërmet Peçi del nga SPAK pas dy orësh, shmang gazetarët

Deputeti dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, qëndroi këtë të mërkurë për rreth dy orë brenda SPAK.

Kjo nuk është hera e parë që Peçi shkon në Prokurorinë e Posaçme.

Pas daljes nga SPAK, deputeti u pyet nga gazetarët nëse paraqitja e tij lidhej me çështje konkrete apo me raportet e tij politike me kryeministrin Edi Rama. Peçi zgjodhi të mos japë sqarime, duke u përgjigjur shkurt se “këto i dinë ata”, në referencë ndaj prokurorëve të çështjes.

Burime konfirmojnë se ai është pyetur në SPAK për firmat që ka hedhur gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e kryetarit të Bashkisë Tepelenë.

Bëhet fjalë për një procedim të hapur mbi mënyrën se si është privatizuar ish-pallati i pionierëve në këtë qytet, kallëzuar nga njëri prej pronarëve të objektit./ Zoom.al

Postime të lidhura