Aplikacion
Një mbledhje e Asamblesë së Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, e planifikuar si një takim rutinë në ambientet e teatrit të qytetit ka marrë një kthesë të fortë, duke u shndërruar në një përballje me tone të larta.
Takimi, që nisi me dyer të mbyllura, u kthye në një gjyq publik për kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin, i cili u përball me akuza që lidhen me funksionimin e strukturave partiake dhe sjellje përçarëse ndaj kolegëve socialistë.
Sipas burimeve nga brenda mbledhjes, kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të forta ndaj Peçit, duke e akuzuar për përfshirje në prapaskena dhe përhapje informacioni të pavërtetë në qark. Gjithashtu, ai ka ngritur shqetësime për sulme të pretenduara ndaj kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi.
Në fokus të kritikave ka qenë edhe situata në Tepelenë dhe Përmet, ku Rama ka theksuar se drejtimi i Peçit është bërë pengesë për funksionimin normal të strukturave dhe bashkëpunimin lokal, duke përmendur edhe ndikimin e rrethit të tij të afërt në administratë.
Një nga momentet më të tensionuara, sipas mediave, ishte përballja direkte mes tyre, ku Peçi ka tentuar të ulë tensionet me tone pajtuese, duke u shprehur: “Komandant, unë jam ushtari yt!”, por kjo nuk ka ndikuar në zbutjen e qëndrimit të kryeministrit, i cili ka vijuar me kritika të drejtpërdrejta ndaj tij.
Në përfundim të mbledhjes, thuhet se Rama i është hakërryer Peçit: O Tërmet, mos na çaj b*thën dhe është larguar menjëherë nga salla, duke lënë pas një atmosferë të rënduar.
Kjo situatë sinjalizon përçarje të thella brenda strukturave lokale të Partisë Socialiste në jug të vendit dhe mund të ketë pasoja për pozicionin politik të Tërmet Peçit në vijim./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit