zoom

Lajme

Dy orë në SPAK, pse u paraqit Tërmet Peçi para prokurorëve

Dy orë në SPAK, pse u paraqit Tërmet Peçi para prokurorëve

Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi është paraqitur pasditen e 20 majit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ka qëndruar për rreth dy orë.

Sipas burimeve, thuhet se SPAK e ka pyetur deputetin socialist Tërmet Peçi për një hetim të hapur në kohën kur ai ka drejtuar bashkinë e Tepelenës.

Të njëjtat burime konfirmuan se kësaj radhe deputeti është pyetur për një kontratë lidhur me një kullotë të dhënë me qira nga këshilli bashkiak i qytetit. Saktësisht dhënien me qira për 99 vjet të një sipërfaqeje prej mbi një hektar që ishte mbjellë me pemë arrore dhe që rezultonte tokë kullotë.

Më herët, Tërmet Peçi është pyetur si deklarues edhe për mënyrën se si është privatizuar ish-pallati i pionierëve në këtë qytet, kallëzuar nga njëri prej pronarëve të objektit./ Zoom.al

Postime të lidhura