zoom

Aktualitet

Tensionet në Lindjen e Mesme! Aeroporti “Nënë Tereza”: Anulohen fluturimet

Tensionet në Lindjen e Mesme! Aeroporti “Nënë Tereza”: Anulohen fluturimet

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, pas bombardimeve ndaj Iran dhe kundërpërgjigjes së Teheranit drejt shteteve të Gjirit, ka sjellë pasoja edhe në Shqipëri.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka njoftuar se, për shkak të mbylljes së hapësirave ajrore, të gjitha fluturimet drejt Tel Aviv dhe Dubai janë anuluar deri në një njoftim të dytë.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi për pezullimin e fluturimeve drejt Lindjes së Mesme është marrë menjëherë pas nisjes së sulmeve ajrore, me qëllim garantimin e sigurisë së pasagjerëve.

TIA bën të ditur se udhëtarët do të informohen në vijim për oraret dhe zhvillimet e reja, në varësi të situatës.

Postime të lidhura