Aplikacion
Në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk kanë munguar tensionet as gjatë ditës së sotme, ku banorët Keijsi dhe Miri janë përfshirë në një debat të ashpër verbal.
Përplasja mes tyre ka tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë dhe ka sjellë një klimë të ngarkuar brenda shtëpisë.
Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar saktësisht konfliktin, por nga bisedat e dëgjuara, gjithçka duket se ka nisur nga një situatë e vogël e lidhur me një kavanoz. Miri i ka kërkuar Keijsit të mbajë përgjegjësi për këtë çështje, ç’ka ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të këtij të fundit.
Gjatë debatit, Keijsi ka tentuar të sqarojë versionin e tij para banorëve të tjerë, duke argumentuar se nuk kishte faj në situatën e krijuar. Megjithatë, diskutimi ka marrë tone të ashpra dhe është shoqëruar me ofendime mes dy banorëve.
Ndërhyrja e banorëve të tjerë ka ndihmuar që situata të mos përshkallëzohet më tej, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ky konflikt do të ketë pasoja në marrëdhëniet mes Keijsit dhe Mirit në ditët në vijim./ Zoom.al