Aplikacion
Raporti i Mirit me bashkëshorten e tij ka qenë temë diskutimi javët e fundit, për shkak të afrimitetit që ai po krijon me Selin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.
Sjellja e tij ka ngjallur debat mes banorëve dhe publikut, duke ngritur spekulime për një lidhje të mundshme, megjithëse Miri dhe Selin kanë mohuar çdo gjë që shkon përtej miqësisë.
Gjatë një bisede me Artanin, Miri ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tij jashtë shtëpisë dhe reagimin e bashkëshortes së tij për vendimin që ai të merrte pjesë në reality show.
Ai tregoi se bashkëshortja e tij është gjermane dhe se ata kishin një bisedë të hapur për të përcaktuar qartë kufijtë dhe pritshmëritë nga kjo eksperiencë.
“Unë e kam bashkëshorten gjermane dhe para se të hyja aty kam bërë një pyetësor. Te pyetja e dytë nuk shkova deri në fund, sepse nuk e kisha më nevojë. I thashë: ‘Do të hyj atje, por duhet ta kesh parasysh se çfarë mund të ndodhë.’ E pyeta: ‘Je dakord?’ Dhe ajo më tha: ‘Më plasi’. Tani do të hyj’, tregoi Miri, duke qeshur për mënyrën e drejtpërdrejtë të përgjigjes së bashkëshortes.
Më herët, ajo ka reaguar për raportin e Mirit me Selin, duke i dalë në mbrojtje të shoqit duke shprehur se nuk ka vend për xhelozi në martesën e tyre./ Zoom.al