zoom

Lajme

Babai i Selinës shpërthen ndaj Mirit: Mashkull pervers dhe zhigolo

Babai i Selinës shpërthen ndaj Mirit: Mashkull pervers dhe zhigolo

Babai i Selin Bollatit, Jeton Bollati, ka folur për herë të parë për marrëdhënien e vajzës së tij me Miri brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Në një intervistë në “Shqipëria Live”, ai nuk kurseu kritikat, duke e përshkruar Mirin si “pervers” dhe “zhigolo”.

Gjatë intervistës, Bollati theksoi se vajza e tij nuk ka bërë asnjë gabim dhe se beson plotësisht te integriteti i saj. “Vajza ime nuk është aty për para ose famë. Ajo është burrneshë dhe ka vepruar me ndershmëri”, u shpreh ai.

Ai shtoi gjithashtu se nuk do të ndajë të gjitha mendimeve për Mirin publikisht, për të mos degraduar familjen e tij dhe vajzën e tij, por shtoi se sipas tij, Mirit i duhet vlerësuar perceptimi i sjelljes së tij nga profesionistë të specializuar. “Për lekë apo famë, ai mund të bëjë gjithçka. Një punë zhigolo mund ta bëjë shumë mirë”, tha babai i Selinës.

Pjesë nga reagimi i tij:

Unë kam gabimet e mia, por ajo më ka ndjekur në çdo hap nga mbrapa. Do ju lutesha shumë të kishim një sensibiltet. Nuk mund të merren gazetarët a u nda nga gruaja, a u nda nga burri. Nuk është faji juaj, por është faji i sistemit. Ajo është jeta personale e çdo njeriu. Ajo femër, nuk është ajo femër që me aq pak mesazhe që kam lexuar, nuk është ajo femër dhe për këtë ju garantoj.

Absolutisht që nuk e ka kuptuar mesazhin. Ajo nuk e di çfarë dimë ne jashtë. Ajo nuk e ndjen atë që ndjejmë ne. unë mendoj se ajo nuk ka kuptuar asgjë. Ajo nuk kupton të parën që çfarë flitet jashtë. Duhet të kuptojë të parën, pastaj të dytën.

Vajza ime s’ka bërë asnjë krim. Kam besim të plotë te ajo. Vajza ime është burrneshë. Vajza ime nuk është futur për lekë aty, pavarësisht halleve tona. Televizioni është një portë e madhe.

Për Mirin kam shumë mendime, por nuk mund t’i them ato mendime sepse nuk dua t’i degradoj motrën e Mirit, nënë e Mirit, vajzën e Mirit. Mirit do t’ia them ose s’do t’ia them, kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen, nëse e takoj.

Duhet të merrni dy-tre psikolog për të matur perevrsitetin e atij mashkulli aty brenda.

Ai një punë zhigolo mund ta bënte shumë mirë. Ai për lekë mund të bëjë çdo gjë. Për famë ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë./ Zoom.al

Postime të lidhura