zoom

Lajme

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP, Keijsi thyen rregullat

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP, Keijsi thyen rregullat

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP 5, duke sjellë ndëshkime për banorët pas shkeljes së rregullave nga Keijsi.

Sipas njoftimit të Vëllait të Madh, banori ka treguar në mënyrë të përsëritur mosbindje ndaj udhëzimeve të dhëna, duke iu përgjigjur thirrjeve në mënyrë sfiduese dhe duke mos respektuar rregullat e lojës.

Për shkak se asnjë nga banorët e tjerë nuk reagoi për të ndalur këtë sjellje, Vëllai i Madh vendosi një ndëshkim kolektiv. Si masë, banorëve u janë hequr të gjitha cigaret dhe është mbyllur dhoma e gjumit për një periudhë të pacaktuar.

Postime të lidhura