zoom

Lajme

“Ka qenë e lidhur me…”/ Zbulohet gënjeshtra e Brikenës?

“Ka qenë e lidhur me…”/ Zbulohet gënjeshtra e Brikenës?

Një deklaratë e papritur ka trazuar diskutimet rreth Big Brother VIP 5. E ftuar në emisionin “Fan Club”, Olta Sheta, ish-banore e “Big Brother”, hodhi një “bombë” që vë në pikëpyetje një nga pohimet më të forta të Brikenës brenda shtëpisë.

Gjatë debatit në studio, Olta deklaroi hapur se Brikena nuk ka qenë aspak pa eksperienca sentimentale, siç është shprehur në klipin e saj prezantues, por ka pasur një lidhje me një emër të njohur të ekranit shqiptar.

Sipas Oltës, bëhet fjalë për Atdhe Xharavinën, ish-konkurrent i emisionit “Për’puthen”. Ajo theksoi se kjo lidhje ka ndodhur para se Brikena të fitonte titullin Miss Kosova, duke nënvizuar se nuk ka asgjë të gabuar në këtë fakt, por se e vërteta nuk duhet mohuar.

Deklarata u prit me habi në studio, duke nxitur reagime të menjëhershme nga moderatorja Kiara Tito dhe opinionisti Arjan Konomi. Ky i fundit, pa e mohuar drejtpërdrejt, u shpreh me ironi se Atdheu njihet për flirtet e shumta, duke lënë të kuptohet se një afrimitet me Brikenën është mëse i mundshëm.

Olta Sheta: Unë do ta bëj një deklaratë, Brikena ka qenë e lidhur me ish-konkurrentin e Për’puthen, me Atdheun, por kjo është e vërtetuar. Kjo është para se të bëhej Miss Kosova, por nuk ka bërë asgjë të keqe se ka qenë e lidhur.

Kiara Tito: Sa është e vërtetuar kjo gjë?

Olta Sheta: Tani mund të pyesim edhe të zotin e punës, se nuk ka qenë e lidhur me mua, ka qenë e lidhur me Atdheun.

Kiara Tito: Arjan, ti je në dijeni të kësaj situate, se ti e ke pasur edhe konkurrent në Për’puthen?

Arjan Konomi: Jam në dijeni që Atdheu flirton me çdo qenie të gjallë që ekziston. Po patjetër mund të ketë flirtuar edhe me Brikenën. Se edhe një mace femër të kalojë, Atdheu do flirtojë dhe do përpiqet ta joshi, nuk e shmang dot Atdheu këtë gjë./ Zoom.al

Postime të lidhura