Aplikacion
Ilir Vrenozi ka vendosur të largohet përfundimisht nga “Big Brother VIP 5”, duke lënë pas një eksperiencë që e cilësoi të paharrueshme.
Në një intervistë direkte pas largimit për Shqipëria Live, ai rrëfeu momentet më të vështira brenda shtëpisë dhe arsyet që e shtynë drejt largimit.
“Një muaj aty m’u duk një jetë. Kur hyra, vendosa të mos mendoja për familjen, por më pas u kuptua se nuk ishte e lehtë. Ishte eksperienca më e bukur që kam përjetuar, por nuk mund ta vazhdoja më,” tha ai.
Shëndeti i lodhur dhe dhimbjet fizike ishin shkaku kryesor: “Kam probleme me peshën, këmbët i kisha të enjtura dhe dhimbjet nuk më lejonin të qëndroja. Akuariumi më rëndoi shumë. Nuk ndihesha mirë, nuk e mbaja mend cila ditë ishte, por të gjithë banorët qanin për shkak se më kanë dashur. Do e vuaj largimin,”- shtoi Iliri.
Ai foli edhe për lidhjet e forta që krijoi brenda shtëpisë:
“Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur. Ai qau më shumë se për nënën e tij dhe më tha: Nuk kam më kë të qaj’. Aty ndihesh si pjesë e një familjeje të madhe dhe nuk mund të veprosh kot. Mua më kanë dashur shumë brenda.”/ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit