Aplikacion
Debatet dhe tensionet që lindën gjatë edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania duket se nuk kanë përfunduar me mbylljen e spektaklit. Së fundmi, ish-banori Ilir Vrenozi ka bërë publike një përplasje të fortë me një nga finalistët, Miri.
Në një deklaratë për mediat, Vrenozi tregoi se marrëdhënia mes tyre u përkeqësua menjëherë pas finales. Sipas tij, situata nisi me provokime të vogla, por më pas agravoi në debat të hapur dhe kërcënime.
Ai shprehet se pas përfundimit të spektaklit, gjatë një takimi informal, Miri i ka bërë gjeste provokuese, të cilat e kanë irrituar. Megjithatë, ai kishte zgjedhur të mos reagojë në atë moment, duke menduar se situata mund të qetësohej. Por tensionet vazhduan edhe në ditët në vijim, sidomos kur u diskutua mbështetja që Vrenozi kishte dhënë për fituesen Selin.
Sipas rrëfimit të tij, Miri i ka kërkuar llogari për këtë qëndrim, duke pretenduar se kishte pritur mbështetje prej tij gjatë lojës. Biseda mes tyre ka kaluar në tone të ashpra, derisa, sipas Vrenozit, situata ka dalë jashtë kontrollit.
Ai pretendon se gjatë debatit, në prani të Arbër Hajdari dhe Monika Lubonja, Miri e ka kërcënuar me fjalë të rënda.
Unë po largohem nga Tirana, se kam frikë mos më zhduk Miri. Unë kam muaj te Topi dhe nuk më është dëgjuar zëri asnjëherë. Miri pas finales ma bëri me gisht dhe më tundi dorën. Unë aq u bëra me nerva, sa isha gati t’i kafshkoja gishtin. Gjithsesi, thashë ta lë se është i nxehtë. Më tha se do flasim, dhe i thashë eja flasim tani. Seç më tha nuk e mora vesh tamam dhe pastaj ikëm.
Më pas bëmë atë koktejin. Duke kënduar, më pa mua dhe më tha: “S’ta kemi fajin ne se dole vetë nga Big Brother”. Dakord, çdo njeri kur humb e ka atë inatin. Por ai e zgjati tri ditë dhe mu “hodh” mua sapo hyj në post “Big Brother”. Hyra unë dhe nisi të kërkonte llogari përse përkraha Selinën. Më tha se unë kam thënë se Stine dhe Miri janë kundërshtarët e mi, sepse më dukeshin lojtarë të mirë.
Më tha se më ka mbështetur në shtëpi dhe unë duhej që të mbaja anën e tij. E mora mënjanë dhe i tregova arsyet përse mendoja se fitonte Selin. Në fakt ai e bëri fitues Selinën me krevatin e të tjera. Ai vazhdoi qëndrimin e tij dhe unë shpërtheva me ato fjalët e mia.
Me tha: “Do të zhduk, do të zhduk”. Në sy të Arbrit dhe Monikës, ndërhynë dhe badiguardët dhe na ndanë. Rogertin, Selinën dhe Mateon, Miri i çoi në finale. Ai duhet të shohë gabimet te vetja e tij. Të treve ai i dha ushqim, u bë ushtar i Rogertit.
I thashë se nëse donte të fitonte Bigun, duhet të sulmonte Rogertin, jo të bëhej ushtar i tij. Rogerti erdhi më takoi, edhe pse unë çfarë nuk kam thënë për të. Më tha se i kam lënë të gjitha pas, tamam burrë. Fjalët e Ilirit tregojnë urrejtje të madhe. Unë gjithmonë fal, por më ra në qafë”, u shpreh Ilir Vrenozi./ Zoom.al