Aplikacion
Ish-banori i Big Brother VIP, Miri komentoi edeklaratat e bëra së fundmi nga Ilir Vrenozi, i cili ka pretenduar se është kërcënuar prej tij.
Miri sqaroi se nuk ka parë personalisht videon në fjalë, megjithëse ajo i është dërguar nga shumë njerëz. Ai theksoi se situata për të cilën flitet ka ndodhur përpara një regjistrimi pas spektaklit dhe, sipas tij, nuk ka pasur asnjë konflikt real mes tyre. Madje, ai shtoi që për sqarim të mëtejshëm të pyeten edhe persona të tjerë të pranishëm në atë moment.
“Nuk e kam parë fare këtë video, ma kanë çuar shumë njerëz, ata që më duan dhe ata që nuk më duan. Ky episod ka ndodhur para se të futeshim në regjistrim në post Big Brother. Kam qenë me Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdarin, pyesni ata të thonë çfarë ka ndodhur. Nuk ka pasur asgjë mes nesh” u përgjigj Miri gjatë një interviste te “Shqipëria Live”.
Pak ditë më parë, Ilir Vrenozi deklaroi se pas përfundimit të spektaklit, gjatë një takimi informal, Miri i ka bërë gjeste provokuese, të cilat e kanë irrituar.
Sipas rrëfimit të tij, Miri i ka kërkuar llogari pse ka mbështetur Selin, duke pretenduar se kishte pritur mbështetje prej tij gjatë lojës. Biseda mes tyre ka kaluar në tone të ashpra, derisa, sipas Vrenozit, situata ka dalë jashtë kontrollit./ Zoom.al