zoom

Slider

Ten Hag shkatërron një tjetër yll te Man United, Barcelona “hidhet” në sulm

Aventura e Jadon Sancho me Manchester United mund të përfundojë më shpejt nga sa ishte parashikuar.

Kontrata e anësorit me “Djajtë e Kuq” përfundon në vitin 2026, por në këto moment edhe tre vite të tjera duken si një përjetësi.

Britaniku është në konflikt të hapur me trajnerin Erik ten Hag teksa holandezi e bëri të qartë se Sancho do të stërvitet veçmas derisa të kërkojë falje.

Sancho deri më tani ka rezistuar dhe mund të vazhdojë ta bëjë duke qenë se aktualisht ka fituar interesin e Barcelonës.

Katalanasit po ndjekin me shumë interes zhvillimet në Manchester dhe janë gati të bëjnë lëvizjen e tyre në merkaton e janarit.

Opsioni i një transferimi falë formulës së huazimit tërheq jashtë mase blaugranat që do të shtonin edhe më shumë alternativat në repartin e avancuar sidomos në krahun e majtë duke qenë se Ansu Fati u largua me destinacionin Brighton. /zoom.al/