zoom

Aktualitet

“Të vobektë që s’merrni vesh nga shëndetësia!” Neurokirurgu Sallabanda shpërthen ndaj ministrisë: Trishtim për popullin

“Të vobektë që s’merrni vesh nga shëndetësia!” Neurokirurgu Sallabanda shpërthen ndaj ministrisë: Trishtim për popullin

Mjeku neurokirurg shqiptar, Kita Sallabanda së fudnmi ka reaguar ashpër ndaj shërbimeve mjekësore në Shqipëri ku thekson se ka mungesë të theksuar akselatorësh.

Si një mjek në fushën e neurokirurgjisë me një përvojë të gjatë në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve të sistemit nervor qendror, Sallabanda shkruan se mënyra më e mirë e trajtimit të sëmundjeve të Trurit është Gamnaknife, ZAP X ose Cyberknife, për të cilën nënvizon se kjo gjë nuk mund të realizohet me një akselerador.

“Në asnjë vend të Europës , ku Shqipëria pretendon të futet, nuk ka nëpër shërbimet e neurokirurgjisë akselerador linear ( nuk i di vendet e Europës lindore ). Me dijeninë time, si neurokirurg që ka punuar, “drejtuar ( chairman of SRS section of EANS, shoqatës Europiane të Neurokirurgjisë) dhe ka dhënë mësim në institucionet e Europës, në neurokirurgji nuk trajtohet kanceri i prostatës dhe as i pulmonit, dhe mënyra më e mirë e trajtimit të sëmundjeve të Trurit është Gamnaknife, ZAP X ose Cyberknife. preçizion, efikasitet, kurim, gamë e gjerë sëmundjesh) që nuk arrihen të realizohen me një akselerador” shkruan Sallabanda në reagimin e tij.

Në përmbyllje të reagimit në lidhje me gjendjen aktuale të shëndetësisë në Shqipëri, mjeku thekson se ministrja Evis Sala dhe këshilltarët e saj nuk i dinë qartazi konceptet ose bjënë sikur nuk i kuptojnë. Duke e pëmrbyllur reagimin e tij me rioni mjeku shkruan se njerëzit e kanë kthyer injorancën në pushtet.

“Duket qartë që as Z.Ministre dhe as këshilltarët e vobekët që ka nuk i kanë konceptet e qarta ose qëllimisht bëjnë sikur nuk i kanë. Sa trishtim dhe humbje për popullin dhe njerëzit e thjeshtë,( ata që kanë pasuri ikin nëpër Europë)sa trishtim për ata që injorancën e kthejnë në pushtet” përmbyll reagimin e tij neukirurgu Sallabanda.

Nga ana tjetër, Onkologjia bën me dije se në shërbimin e radioterapisë së fundmi janë instaluar akselatorin e tretë duke mundësuar kështu një shërbim mjekësor më të mirë.

Në reagimin e bërë theksohet se po punohet dhe për vendosjen e akselatorit të katërt në shërbimin e Neurokirugjisë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza.

Postime të lidhura