Aplikacion
Ndërsa autoritetet ndërkombëtare ripërsërisin rrezikun e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në shëndetësia, ministrja shqiptare e Shëndetësisë, Evis Sala, bën të kundërtën.
Gjatë një leksioni të hapur me studentë dhe profesionistë të mjekësisë, Sala foli se si Inteligjenca Artificiale do të transformojë diagnostifikimin. Ajo inkurajoi studentët të përqafojnë inovacionin dhe të bëhen pjesë aktive e zhvillimeve të reja në mjekësi.
Gjithashtu, Ministrja Sala theksoi rëndësinë e implementimit të këtyre teknologjive në sistemin shëndetësor shqiptar, si pjesë e procesit të modernizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore.
Alarmi i përdorimit të AI-së në shëndetësi vjen nga autoritetet më të fuqishme botërore, përfshirë Parlamentin Europian, që thekson se AI-ja paraqet rreziqe të rëndësishme për sigurinë e pacientëve, kryesisht për shkak të gabimeve diagnostikuese, paragjykimeve algoritmike dhe rrjedhjeve të të dhënave.
Për të minimizuar këto rreziqe, thotë PE, nevojitet qeverisje e koordinuar mes shumë palëve, testim dhe validim rigoroz klinik përpara përdorimit në praktikë, proces që historia ka treguar se në Shqipëri mund të dështojë (rasti Diella).
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit