zoom

Ekonomi

Tabaku: Shtresa e mesme mbingarkohet nga taksat, një grup i vogël përfiton favore

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e quan të padrejtë sistemin e taksimit që aplikon Shqipëria, duke argumentuar se shtresa e mesme është ajo që “vritet” nga taksat që prej vitit 2013.

Duke renditur me radhë grupet që rëndohen më shumë me taksa, Jorida Tabaku u shpreh në “Facebook” se ky sistem tregon qartë “fytyrën” e qeverisë socialiste, duke bërë favore fiskale.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Ka shumë gjëra të padrejta në këtë vend, por një ndër këto janë dhe taksat, sistemi i tatimit.
Çfarë ka nodhur nga 2013 e këtej? Shtresa e mesme është mbingarkuar nga taksat, ndërkohë një grup i vogël janë përjashtuar dhe kanë pasur favore fiskale.

Çfarë ndodh sot në praktikë? Një profesionist i mesëm, paguan 23% tatim, ndërkohë që një biznes i madh paguan 15% tatim, 8% është divident. Puna taksohet me shumë se kapitali. Nderkohë që hotelet me pesë yje në fushën e turizmit, janë përjashtuar nga taksat dhe paguajnë 6% TVSH, të gjitha shtëpitë e vogla që ofrojne shërbimin e tyre në portalin airbnb do të taksohen me 23%.

Po kaq taksohen edhe bizneset e vogla në fushen e turizmit, a është drejt kjo. Pse vuan sot shtresa e mesme? Pse mbingarkohet, pse sot kemi këto favore fiskale?
Kjo është qeverisja socialiste, ky është tatimi socialist që është kthyer në progresiv, por që është kthyer dhe në një taksë shtesë për shtresën e mesme.