zoom

Lajme

Tabaku për projektet “potenciale” si Sazani: Nuk deliruam, kishim të drejtë. Të bëhet transparencë

Tabaku për projektet “potenciale” si Sazani: Nuk deliruam, kishim të drejtë. Të bëhet transparencë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në një postim-video në rrjetin social Facebook ditën e sotme, denoncoi edhe një herë manovrat e Qeverisë dhe Mazhorancës me ligjet e fundit që ka kaluar në Parlament, për të arritur te qëllimi final, dhënia e zonave të mbrojtura, si Sazani apo Zvërneci.

Tabaku theksoi se tre ligjet e denoncuara nga opozita, PD e Rithemelimit vazhdimisht, “nuk kanë qenë delirante” siç i quante mazhoranca, por rezultuan të vërteta, sepse miratimi i tyre u hapi rrugën projekteve që kryeministri Edi Rama i pohoi edhe sot, duke i quajtur me potencial si investime, kryesisht ai i Sazanit.

Ajo kujtoi ligjin e Investimeve Strategjike, ndryshimet në KKT, Burimeve Ujore apo Zonave të Mbrojtura. “Shqipëria është Republike Parlamentare dhe vendimet duhet të jenë publike dhe transparente. Nuk duhet të ngrihet kartoni për çdo ligj, që vjen nga atje pa pasur parasysh asnjë implikim”, thotë deputetja.

Tabaku kërkoi transparencë dhe garë të ndershme dhe jo abuzim me taksat e shqiptarëve, sepse shumë prej projekteve, si i Portit të Durrësit, do kushtojnë nga buxheti.

“Nuk ka rëndësi nëse janë fonde amerikane, europiane apo arabe, në fund të ditës ka gara dhe sistemi që po ndërtojmë. Ato projekte kanë qenë në disa sirtarë dhe influencojnë në disa procese ligjvënëse, influencojnë në ndryshimin e ligjeve, që e vënë parlamentin në funksion të interesave, që nuk janë të të gjithë qytetarëve shqiptarë”, theksoi ndër të tjera Tabaku.

Dhe në fund e mbyll me thirrjen: “Për këtë duhet të bëjmë Transparencë. Këtë po kërkojmë, Transparencë!”.

Më poshtë edhe postimi i plotë VIDEO i deputetes demokrate. /ZOOM.AL/

E mira publike dhe procesi transparent duhet të jenë në zemër të çdo vendimi!

Posted by Jorida Tabaku on Tuesday, March 19, 2024

Postime të lidhura