zoom

Aktualitet

Sulmet ruse në Ukrainë/ Polonia mbyll aeroportet, ngrihen avionët e NATO-s

Sulmet ruse në Ukrainë/ Polonia mbyll aeroportet, ngrihen avionët e NATO-s

Hapësira ajrore në juglindje të Polonisë, rreth aeroporteve të Lublin dhe Rzeszow, u mbyll përkohësisht të shtunën për shkak të “aktivitetit ushtarak të papritur”, njoftoi shërbimi i gjurmimit të fluturimeve FlightRadar24 dhe Autoriteti Federal i Aviacionit të SHBA-së. 

Sipas njoftimeve, aeroporteve iu ndalua qarkullimi përkohësisht ndërsa avionë ushtarakë, përfshirë të NATO-s, po operonin në atë zonë për të siguruar mbrojtjen e hapësirës ajrore. 

Komanda Operative e Forcave Ushtarake të Polonisë tha se nuk ishte shkelur hapësira ajrore polake, dhe falenderoi NATO-n dhe Forcat Ajrore Gjermane për ndihmën në sigurimin e qiellit mbi vend. 

Operacionet ushtarake në hapësirën ajrore u ndërprenë më vonë, dhe aeroportet e Lublin dhe Rzeszow u rihapën për fluturime civile. Sipas ushtrisë polake, veprimet ishin të natyrës parandaluse dhe synonin të mbronin zonat ngjitur me frontin e konfliktit në Ukrainë. 

Të dy qytetet janë afër kufirit me Ukrainën, me Rzeszow që është edhe një nga pikat kryesore të NATO-s për furnizime ushtarake drejt Ukrainës. 

Zoom.al/

Postime të lidhura