Aplikacion
Në Greqi është shënuar viktima e parë për shkak të motit të keq.
Bëhet fjalë për një roje bregdetar, i cili humbi jetën gjatë përpjekjes për të lidhur dhe siguruar motoskafin e shërbimit në zonën Astros të Peloponezit.
Stuhia ka prekur pjesën më të madhe të vendit, duke shkaktuar dëme në ishullin Gavdos, në jug të Kretës, si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias.
Meteorologët paralajmërojnë reshje të dendura shiu dhe borë në zonat malore, me reshjet më intensive që pritet të vazhdojnë deri në paraditen e së enjtes, duke u lehtësuar më pas.
Mbrojtja civile ka këshilluar banorët e zonave të rrezikuara të qëndrojnë brenda shtëpive, përveç nëse kanë një arsye të domosdoshme për të dalë, ndërsa të gjitha strukturat shtetërore janë vënë në gatishmëri./ Zoom.al


